20.5 C
Tiranë
Sunday, September 13, 2026

“Sa elektricistë të tjerë duhet të humbin jetën?”, Bozdo pas tragjedisë në Belsh: “Nuk janë aksidente”

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka reaguar pas vdekjes së një elektricisti 32-vjeçar në Belsh, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e punonjësve që punojnë me rrjetin elektrik.

Përmes një postimi, Bozdo u shpreh se çdo elektricist që ngjitet në një shtyllë duhet të kthehet shëndoshë e mirë pranë familjes së tij.

“Sot, një tjetër elektriçist 32-vjeçar humbi jetën në Belsh, në krye të detyrës! Edhe sa elektricistë të tjerë duhet të humbin jetën për shkak të situatës dëshpëruese të gjendjes teknike të linjave të amortizuara elektrike?”, shkruan Bozdo.

Sipas deputetit të PD-së, vetëm gjatë tre muajve të fundit të paktën pesë elektricistë kanë humbur jetën në Shqipëri në aksidente të lidhura me energjinë elektrike.

Ai rendit rastet në Mirditë, Himarë, Pogradec, Vau i Dejës dhe Tropojë.

“Çdo elektricist që ngjitet në një shtyllë duhet të kthehet në shtëpi te familja e tij.”

Bozdo pretendon se këto ngjarje nuk duhen konsideruar thjesht si aksidente, por si pasojë e gjendjes së rrjetit elektrik dhe mungesës së standardeve të sigurisë në punë.

“Nuk janë aksidente, por Pasqyra e Sektorit Energjetik, pasojë e një rrjeti shumë të amortizuar dhe e mungesës së standardeve minimale të sigurisë në punë.”

Deputeti i opozitës akuzoi qeverinë se ka investuar, sipas tij, në propagandën për “transformimin” e sektorit të energjisë, ndërsa punonjësit vijojnë të përballen me kushte të rrezikshme pune.

“Qeveria ka investuar miliarda në propagandën e saj për ‘transformimin’ 3D të sektorit të energjisë, por vazhdon të lejojë që punonjësit e energjisë të punojnë në kushte mesjetare.”

Bozdo i kërkoi ministrit Karakaçi të japë shpjegime për numrin e viktimave dhe përgjegjësitë lidhur me sigurinë e punonjësve të sektorit energjetik.

“Sa nga këto vdekje ishin të parandalueshme dhe kush mban përgjegjësi për sigurinë e njerëzve që punojnë çdo ditë me rrjetin elektrik? A do të përgjigjen përgjegjësit për këto tragjedi?”

Në fund të reagimit, Bozdo deklaroi:

“Pasqyra është e vërteta, ndërsa propaganda e ‘besnikërisë’ është gjetja më bajate e Edi Ramës!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak...

0
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...

“Person në kërkim për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë”, Hita zbulon detaje nga...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e autoriteteve greke kundër trafikut të kokainës nga...

“Vepra, guximi dhe lidershipi i tij mbeten frymëzim”, Meta përkujton Azem Hajdarin

0
Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-presidenti Ilir Meta ka përkujtuar liderin e Lëvizjes Studentore të viteve ’90. Përmes një postimi, Meta...