G Bani është rikthyer te një prej episodeve më të komentuara të “Big Brother VIP Albania 4”, duke ndryshuar qëndrimin që kishte mbajtur në atë kohë për incidentin mes Jozit dhe Gjestit.
Në një postim në Instagram Story, ish-banori i “BBV Albania” ka publikuar pamjet e momentit kur Gjesti i hodhi në pishinë zinxhirin me kryq të Jozit. G Bani shprehet se nuk e kishte parë më parë videon dhe, pasi e ka parë tani, e interpreton ndryshe situatën.
“Sa sulm i ulët kundër Jozit! Më vjen turp që i dola kundër Jozit për shpullën atëherë. Për Krishtin betohem që nuk e kisha shiku’ këtë video”, shkroi ai.
G Bani iu referua gjithashtu qëndrimit të Nedës gjatë asaj periudhe, duke vënë në diskutim mënyrën se si ishte interpretuar veprimi i Gjestit.
“Si mund të thotë Neda që ke shkel këto kufij, kur Jozi kurrë nuk ka ofenduar fenë e askujt?! Më fal, Joz!”, vijoi ai.
Reagimi i G Banit ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të situatës aktuale të Jozit, i cili ndodhet në arrest shtëpiak në kuadër të çështjes që lidhet me incidentin me Eduard Kuçin.
Me këtë reagim, G Bani ka bërë publik ndryshimin e qëndrimit të tij për një nga përplasjet më të diskutuara të edicionit të katërt të reality show-t.





