21 C
Tiranë
Wednesday, September 16, 2026

“U largua nga kampi dhe nuk u kthye”, 32-vjeçari nga Shkupi zhduket në Liqenin e Ohrit: Gjenden rrobat, telefoni dhe varka

Një 32-vjeçar nga Shkupi është zhdukur në ujërat e Liqenit të Ohrit, ndërsa policia, ekipet e zhytjes dhe shpëtimtarët malorë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Sipas njoftimit të policisë, babai i të riut, i identifikuar me inicialet B.S., raportoi zhdukjen e djalit më 14 shtator, rreth orës 18:10, në Stacionin Policor të Ohrit.

32-vjeçari po qëndronte së bashku me babain në një auto-kamp në Ohër, por ishte larguar nga kampi dhe nuk ishte kthyer më. Më vonë, babai gjeti në plazh disa prej rrobave të tij, telefonin celular dhe një varkë gome.

Pas marrjes së njoftimit, ekipet e policisë së liqenit dhe Stacionit Policor të Ohrit nisën kërkimet, të mbështetura nga pjesëtarë të shërbimit alpinist të shpëtimit dhe një ekip nga klubi i zhytjes “Ohri”.

Operacioni po zhvillohet si në ujërat e liqenit, ashtu edhe në tokë, me qëllim gjetjen e 32-vjeçarit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të zhdukjes.

Autoritetet vijojnë kërkimet, ndërsa deri në këto momente nuk janë bërë të ditura të dhëna të tjera për fatin e të riut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

17.5 kg marihuanë, kokainë dhe Crystal Meth, arrestohen shqiptari dhe austriaku në Vjenë

0
Një 37-vjeçar shqiptar dhe një 32-vjeçar austriak janë arrestuar në Vjenë, pasi dyshohen për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Sipas raportimeve të mediave të...

“Sa sulm i ulët kundër Jozit!”, G Bani ndryshon qëndrim për incidentin me Gjestin:...

0
G Bani është rikthyer te një prej episodeve më të komentuara të “Big Brother VIP Albania 4”, duke ndryshuar qëndrimin që kishte mbajtur në...

Horoskopi ditor, e Martë, 15 Shtator 2026

0
♈ Dashi Energjia nuk do t’ju mungojë, por kujdes me nxitimin. Në dashuri, një bisedë e hapur mund të zgjidhë një çështje të mbetur pezull....

Parashikimi I motit, e Martë, 15 Shtator 2026

0
E marta, 15 shtator, do të sjellë kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend. Moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, me...

“Big Brother VIP Kosova 5” nis më herët? Zbulohet ndryshimi i madh në moderim...

0
Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” duket se kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa detaje të reja po qarkullojnë për...