32.6 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Safet Bajri shoqërohet nga RENEA në Tiranë për marrjen e ADN-së

Policia dhe forcat speciale RENEA kanë shoqëruar sot Safet Bajrin, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Shkodër, i cili dyshohet për përfshirje në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.

Bajri është transportuar drejt Tiranës nën masa të rrepta sigurie, ku pritet të merret në pyetje nga prokurorët. Dy ditë më parë, forcat RENEA zhvilluan kontrolle në banesën e tij në Dobraç të Shkodrës, ndërsa sot ai është shoqëruar me vendim gjykate, për shkak se kishte refuzuar të dorëzonte mostra gjaku dhe pështyme për analizën e ADN-së.

Sipas avokatëve të tij, Safet Bajri ishte thirrur për të dhënë deklarime në orën 11:00, por pas mbërritjes në polici, i është komunikuar se marrja në pyetje do të kryhet në Tiranë. Ata pretendojnë se nuk i është komunikuar asnjë urdhër arresti, por është kërkuar për herë të dytë marrja e ADN-së së tij.

Në këto kushte, SPAK i është drejtuar gjykatës, e cila ka miratuar shoqërimin e detyrueshëm të Bajrit për marrjen e kampionit biologjik. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rolin dhe përfshirjen e tij në aktivitetet kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...