34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Safet Gjici arrestohet me urdhër të SPAK për korrupsion! Arrest shtëpie për vajzën që shfaqet në zyrën e tij

Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është arrestuar ditën e sotme (24 qershor) me urdhër të SPAK. Safet Gjicit i janë vënë prangat në banesën e tij në Tiranë për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërkohë për vajzën protagoniste të videos ku Safet Gjici kryen marrëdhënie intime brenda në zyrën e bashkisë së Kukësit, Alma K. i është ngritur akuza “korrupsion aktiv” dhe ndaj saj është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.

Masa e arrestit është lëshuar nga GJKKO ditën e djeshme, (23 qershor) ndërsa është ekzekutuar ditën e sotme.
Ka pasur edhe urdhër arrest ndaj personave të tjerë të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me Alma.K për të realizuar videon me qëllime shantazhi ndaj ish kryebashkiakut të Kukësit

Hetimi ndaj tij nisë në 16 qershor, menjëherë pasi në media u publikua një video ku Gjici shfaqej në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.

Fillimisht ndaj tij nisi hetimi për shpërdorim detyre ndërsa pas publikimit të pjesës së dytë të videos ku Alma.K shfaqej teksa i kërkonte Gjicit një tender për shoqatën e saj të qenve, SPAK ka nisur hetimet për korrupsion.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...