34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sali Berisha i revoltuar:”nuk do të publikojë asnjë video erotike që kam në celular që implikon zyrtarët e qeverisë”

Seanca e sotme plenare është përfshirë nga debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Shkak është bërë një deklaratë e Partisë Socialiste që kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi për shkak, sipas tyre, të gjuhës së përdorur nga ai.

Kjo deklaratë është pritur me kundërshtime nga deputetët e Partisë Demokratike. Disa prej tyre kanë me vete edhe bilbila.

Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do të publikojë asnjë video erotike që ka në celular që implikon zyrtarët e qeverisë.

Ai tha se do i dërgojë ato para organeve hetimore. Berisha tha se “nuk fyen kurrë një grua pasi nuk mund të sillet ndaj tyre ashtu si bën Edi Rama”.

“Kemi të bëjmë me një agjent shumë të rrezikshëm, një tradhtar të SHBA, një armik të egër të opozitës dhe demokracisë shqiptare. Në këtë rast, çdo dokument që unë disponoj dhe do të disponoj, do ti dorëzoj në organet kompetente hetimore.
Por përsëri kureshtjen tuaj për skena dhe për gjëra, mos kujtoni se ua plotësoj unë, kurrë. Unë kam një censurë të plotë për çdo video, mesazhi erotik që vjen për tu publikuar, nuk ndodh ajo.
Po ku shkoi ajo. Pse çfarë mendon ti, se do të them unë fjalët që thotë kryetari jot, mos e prit atë ndonjëherë. Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama që ndal gratë sa herë shkon në fushatë elektorale. Nuk e bëj unë atë.
Nuk jam unë, ai që e di se ç’heqin ministret në mbledhjet e qeverisë me fjalorin prej rrugaçi që përdor dhe fjalorin. Kurrë mos i kërko tek unë.
Jam i detyruar të respektoj, pavarësisht se e dua apo nuk e dua, unë nuk mund të fyej publikisht një grua. Nuk dëgjova asnjë, përmenda emra unë aty. Asnjë emër. Po pse u djeg kjo gjë. Çfarë ndodh me këtë. Pse me këtë kërkoni të mbuloni ju marrëdhënien sekrete të Edi Ramës me McGonigal. Nuk mbulohet me këto. Është e turpshme. Jeni jashtëzakonisht të keqorientuara”, tha Berisha.
Ndërsa, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se Berisha ka bërë deklarata të turpshme ditët e fundit dhe se kjo histori me gjuhë të tillë duhet të marrë fund.

“Në të drejtë vajza gra deputete dhe anëtare të Qeverisë kanë ngritur sot një shqetësim. Unë do të shpresoja shumë që minimalisht vajzat gra deputete të opozitës të dilnin dhe të lexonin deklaratat e deputetit Berisha 3 ditë më parë. Deklarimet e deputetit parafolës kanë qenë të turpshme dhe i thamë zotëri nxirr videon pra. The lloj-lloj moskaralliqesh, që në moshën tënde janë të turpshme ti imagjinosh. Shpresa ime ka qenë që aleanca e grave të dalë përtej ndasive politike, jo ti mbani qiriun një të vdekuri prandaj përsëri zonja kryetare e Kuvendit, ne nuk mund të ndalemi këtu për shqyrtimin e kërkesës. Do ishte mirë që aleanca të mblidhej nesër, merreni dëgjojeni dhe çojeni te familjet tuaja. Nëse ju japin të drejtë unë kërkoj falje. Sekretariati i Kuvendit duhet t’i japë fund kësaj historie. Çdo sulm i natyrës seksiste, gjinore s’ka vend në këtë sallë të Kuvendit”, tha Balla.
27 deputetë kanë firmosur kërkesën për të përjashtuar Berishën pasi sipas tyre kryedemokrati ka kaluar çdo kufi etik me gjuhën e përdorur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...