34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sali Berisha jaahtë sallës së Kuvendit: Kjo që po bën Rama ndodh vetëm në junta ushtarake

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga salla e Kuvendit, pasi Lindita Nikolla nuk i dha fjalën teksa po votohet për presidentin e ri të vendit.

Berisha u shpreh se kalimi nga karrigia e gjeneralit te karrigia e presidentit ndodh vetëm në juntat ushtarake.

Sali Berisha: Në parlamentin e Shqipërisë po votohet në shkelje të Kushtetutës për presidentin e Republikës, njeriun që kalon nga karrigia e shefit të shtabit në karrigen e kreut të shtetit, duke shkelur në mënyrë të hapur nenin e Kushtetutës, që ndalon ushtarakun aktiv që të zgjidhen në organe të tjera veç asaj të ushtrisë.

Kandidati që votohet sot nis udhën e tij duke shkelmuar me dy këmbë Kushtetutën, pasi ai kandidon për president si shefi i shtabit. Dorëheqja e tij ka zero vlerë, pasi për ushtarakun, lirimi nga detyra është rruga që e detyron atë nga obligimet ushtarake, akti i dorëheqjes është tërësisht i pavlerë.

Zotit Meta i është dërguar çdekretimi i kandidatit, ai nuk ka shkuar aty veçse si kandidat për president, në historinë e botës së lirë, ju kurrë nuk do të gjeni një rast të vetëm, kur një person kalon nga karrigia e shefit të shtabit në karrigen e presidentit. Kjo ndodh vetëm në junta ushtarake, ky është precedent i rrezikshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...