17.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Sali Berisha në Asamblenë e PPE: Shqipëria, një narko-shtet në duart e karteleve të drogës – kërkoj një mision fakt-mbledhës nga Europa

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur sot një fjalim të fuqishëm dhe alarmues në Asamblenë Parlamentare të Partive Popullore Europiane (PPE), ku ka paraqitur gjendjen sipas tij dramatike në të cilën ndodhet Shqipëria, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për lidhje të drejtpërdrejta me kartelet ndërkombëtare të drogës dhe për manipulim masiv të zgjedhjeve.

“Shqipëria është i vetmi narko-shtet në Europë”

Në një fjalim që zgjoi vëmendje dhe reagime të forta mes të pranishmëve, Berisha deklaroi se Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e vetëm në Europë, ku droga, krimi dhe pushteti janë bërë një.

“Zoti Kryeministër i Shqipërisë dha 138 licenca për kultivim droge. Nëse ligji lejon 200 hektarë, ai dha 29,000 hektarë. Më shumë se 100 milionë rrënjë kanabis,” tha Berisha.

Ai shtoi se kartele shqiptare të drogës kontrollojnë portet, bashkëpunojnë me policinë, prokurorinë dhe vetë Kryeministrin, dhe janë të lidhura me organizata të njohura ndërkombëtare kriminale si karteli Sinaloa (Meksikë), Medelin, Bolivia, Peru dhe Ekuadori.

Akuzat për zgjedhje të manipuluara

Berisha foli me tone të forta edhe për zgjedhjet vendore të 11 majit, që sipas tij ishin një “farsë zgjedhore”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...