34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sali Berisha: Nuk pranoj kurrë që opozitës t’i caktohet kryetari nga Edi Rama

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se nuk ka ndërmend të nxjerrë një kandidat tjetër për postin e Kryeministrit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e la në arrest shtëpie.

Në një deklaratë të fortë, Berisha tha:
Më pyet ti a do të pranojë Sali Berisha t’i caktojë Edi Rama kryeministrin dhe kryetarin e PD-së? Kurrë, kurrë!

Berisha shtoi se nuk do të lejojë që ndonjë palë tjetër të ndërhyjë në përcaktimin e drejtimit të opozitës, duke përmendur rastin e rikthimit të tij në krye të PD-së pas largimit të Lulzim Bashës.

Kur u ktheva? Kur pashë që kryetarin e kishin futur në xhep,” tha Berisha, duke iu referuar ndikimeve të huaja dhe presioneve që sipas tij kishin ndikuar në lidershipin e mëparshëm të PD-së.

Ai gjithashtu kritikoi zgjedhjet e fundit, duke i cilësuar si farsë, dhe bëri thirrje për leximin dhe respektimin e Kushtetutës, si themel për ndërtimin e një procesi demokratik të drejtë dhe të lirë.

Këto deklarata vijnë ndërsa opozita përballet me sfida të shumta dhe Berisha vijon të mbetet një figurë kyçe në betejën politike kundër qeverisë Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...