9.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

Salianji ‘thumbon’ kryeministrin nga Rrësheni: Ja çelësi që fitohet ndaj tij

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë takimit me demokratët në Rrëshen, shprehu bindjen se bashkimi i demokratëve dhe cilësia në përfaqësim është një kombinim i papërballueshëm për kryeministrin Edi Rama.

Ai theksoi se përballë sfidave të shumta, demokratët arritën të fitonin në një bashki të vështirë, duke e kundërshtuar kundërshtarët që operonin me të gjitha mjetet dhe instrumentet, edhe ato të paligjshme.

Salianji vlerësoi se bashkimi i demokratëve dhe cilësia në përfaqësim do të jetë një formulë e suksesit edhe në zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se, megjithë sfidat, opozita po fiton terren duke punuar me profesionalizëm dhe cilësi, duke e sfiduar qeverinë çdo ditë.

Ne jemi këtu mes demokratësh në një bashki të fituar. Nuk ishte në asnjë vend e lehtë. Të gjitha rrethanat ishin kundër nesh. Nuk kishim logo, fonde, ndërkohë që kundërshtari operonte me cdo mjet dhe instrument edhe të paligjshëm. Duke shkelur standardet e zgjedhjeve të lira dhe ndershme, të certifikuara në raportin e OSBE/ODIHR.
Bashkimi i demokratëve dhe cilësia në përfaqësim, ky kombinim rezultoi i papërballueshëm për Ramën dhe nëse ne vazhdojmë të bëjmë këtë, kjo do jetë një formulë suksesi edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Ne kemi akoma shumë për të bërë, por me bashkimin dhe aktet e ndërmarra nga lidershipi i partisë, opozita po fiton cdo ditë e më shumë terren.
Puna profesionale dhe cilësore, po ia heq cdo ditë tullat qeverisë. Kemi arritur që ta vendosim qeverinë në këtë pozitë që ju e shihni sot. E patë se cfarë bëhet me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, e patë se cfarë bëhet me taksat e shqiptarëve, që duhet të shkojmë për shërbime shëndetësore më të mira, por shkojnë për koncesione.

E patë se cfarë ndodhi dje. Pasi ne ngritëm Komisionin Hetimor dhe vendosëm në krye të listës së personave për t’u pyetur në TIMS, e arrestuan drejtorin e Policisë së Shtetit dhe shpresoj të mos jetë një truk për t’iu shmangur hetimit të gjithë përgjegjësit nji më nji, të cilët e kanë përdorur ndërhyrjen në sistemin e TIMS, për t’u dhënë grupeve kriminale akses dhe për të fshirë të dhënat.
Nuk mund të ketë truk që në një vit e kusur pasi është denoncuar ndërhyrja në sistemin TIMS, qeveria bën sikur arreston një drejtor që e ka lënë për një vit e gjysëm aty
.
A e keni parë se sa qesharak janë, a e dëgjuat se si në të njëjtin komision kërkuan që të vinte të dëshmonte Sali Berisha, ditën tjetër erdhën dhe thanë që në bëmë shaka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...