6.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

Sara Gjordeni për pëlqimet në BBV 5: “Xhodi është shumë e edukuara dhe e brishtë emocionalisht”

Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, ishte e ftuar ditën e sotme në puntatën e parë të emisionit “Big Brother Fan Club”, ku ndau opinionet e saj për 14 banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe për dinamikat e para mes tyre.

E pyetur nga moderatorja Kiara Tito nëse sheh ndonjë çift të mundshëm që mund të lindë brenda shtëpisë, Gjordeni u ndal veçanërisht te banorja Xhodi, për të cilën tha se po vihet re një tendencë nga banorët dhe opinionistët për ta lidhur me dikë në mënyrë të menjëhershme.

“Nuk e di pse vura re një tendencë për të afruar Xhodin patjetër me një nga djemtë. Madje edhe opinionistët filluan të aludonin se me kë mund të shkonte më shumë. U përmend një përputhje e saj me Malin përsa i përket tipareve fizike,” u shpreh Sara.

Ajo theksoi se Xhodin e njeh përmes motrës së saj dhe e përshkroi si një vajzë tejet të edukuar dhe paqësore. “Ato janë dy vajza shumë, shumë të edukuara. Mund të jenë ndër vajzat më zonjusha dhe më paqësore që kam njohur,” tha Gjordeni.

Diskutimi mori një kthesë tjetër kur Kiara Tito e pyeti drejtpërdrejt nëse Xhodi është e lidhur jashtë shtëpisë. Në përgjigjen e saj fillestare, Sara përmendi lidhjen e fortë emocionale që Xhodi ka me mbesën e saj të vogël, duke e cilësuar si një teze shumë të përkushtuar dhe duke shtuar se një surprizë nga ajo do të ishte shumë e bukur për banoren.

“Kam pak frikë për anën emocionale të saj, sepse edhe vetë e ka pranuar që është pak e brishtë,” shtoi Gjordeni.

Në këtë moment ndërhyri edhe i ftuari tjetër i puntatës, Milaim Zeka, i cili e pyeti drejtpërdrejt nëse Xhodi është apo jo në një lidhje. Sara Gjordeni u përgjigj shkurt dhe qartë: “Jo, nuk është e lidhur”.

Deklaratat e saj kanë nxitur diskutime mes ndjekësve të formatit, teksa publiku vijon të ndjekë me interes zhvillimet dhe raportet mes banorëve të “Big Brother VIP 5”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dhuroi 10 mijë euro për të blerë një shtëpi” – “Golden Eagle” ndihmon Stenaldon

0
Një tjetër akt human nga biznesmeni shqiptar Shaqir Palushi, drejtues i kompanisë Golden Eagle Energy Drink, ka prekur zemrat e qytetarëve. Ai i ka...

“Heqja e emrave nga lista e anëtarësisë” – Zgjedhjet e PD në Elbasan nën...

0
Dega e Partisë Demokratike në Elbasan zhvillon këtë të dielë procesin për zgjedhjen e drejtuesit të ri, me pesë kandidatë në garë: Lumturi Hasa,...

“Hyn i armatosur, godet pronarin dhe tenton arratisjen” – Arrestohet Murat Curri në Kavajë

0
Policia e Kavajës ka vënë në pranga 28-vjeçarin Murat Curri, alias Murat Cërriku, pas një ngjarjeje të rrezikshme në një bar-kafe në lagjen nr....

“Miri e meriton finalen më shumë sesa të gjithë ne” – Rogerti zbulon 5...

0
Këtë javë, “Big Brother VIP Radio” rikthehet në valët e Top Albania Radio, ku banorët e shtëpisë më të famshme në vend po zhvillojnë...

“Do të lahem siç më ka bërë nëna”: Moza bëhet virale në Ferma VIP

0
Moza po kthehet dita-ditës në një nga personazhet më të komentuar të Ferma VIP, falë spontanitetit dhe batutave të saj që kanë pushtuar rrjetet...