6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Sekuestrim rekord i barnave të paligjshme për humbje peshe në Mbretërinë e Bashkuar

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) njoftoi këtë javë sekuestrimin më të madh të barnave të paligjshme për humbje peshe që është regjistruar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

Operacioni dy-ditor u zhvillua në një depo në Northampton, ku autoritetet bastisën një fabrikë që prodhonte injeksione të palicencuara. Në total, u sekuestruan:

2,000 shiringa me substancat tirzepatide dhe retatrutide, barna të paaprovuar në Mbretërinë e Bashkuar për humbje peshe,

Dhjetëra mijëra shiringa bosh,
Kimikate të papërpunuara, dhe
Afërsidht 20,000 paund në para të gatshme, që lidhen me tregtinë e paligjshme të barnave.

Vlera totale e mallrave të sekuestruara tejkalon 250,000 paund, duke e bërë këtë rast një nga goditjet më të mëdha kundër tregtisë ilegale të barnave për dobësim në Anglinë qendrore.

Sekretari i Shëndetësisë, Wes Streeting, e quajti operacionin një fitore të rëndësishme:

“Ky është një hap i madh në luftën kundër kriminelëve të paturpshëm që rrezikojnë jetën e njerëzve duke shitur ilaçe të paligjshme dhe të rrezikshme për humbje peshe, vetëm për të përfituar para të shpejta.”

MHRA njoftoi se hetimet do të vazhdojnë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rrjet të trafikut të barnave dhe për të parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të substancave të rrezikshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...