28.5 C
Tiranë
Sunday, September 20, 2026

Rama: “Paqja Fiskale” do të përmbyllet deri në fund të vitit – një hap i rëndësishëm drejt Shqipërisë 2030 në BE

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me ekspertët e financave, ku në qendër të diskutimit ishin prioritetet strategjike për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian deri në vitin 2030.

Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e “Paqes Fiskale”, një iniciativë e re që synon stabilitet ekonomik, ulje të informalitetit dhe përmirësim të marrëdhënies mes shtetit dhe biznesit.

“Është shumë e rëndësishme që ‘Paqja Fiskale’ të hartohet dhe të përmbyllet me sukses në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti, në mënyrë që vitin e ardhshëm të fillojmë me zbatimin e saj. Kam besim se, nëse ajo konceptohet dhe planifikohet siç duhet, do të jetë një mesazh pozitiv për sipërmarrjen dhe do të ndihmojë në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit,” – u shpreh kryeministri.

Rama shtoi se ulja e informalitetit dhe rritja e performancës fiskale mbeten pika kyçe të reformës ekonomike, duke theksuar se “bashkëpunimi me biznesin është thelbësor për suksesin e saj”.

Ndërkohë, ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi vizionin afatgjatë të qeverisë për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme e konkurruese:

“Qëllimi ynë është i qartë dhe ambicioz. Përmes kombinimit të politikave të shëndosha fiskale e monetare, reformave strukturore dhe investimeve strategjike, ekonomia shqiptare do të garantojë një trajektore të re zhvillimi të qëndrueshëm,” – deklaroi Malaj.

Diskutimi me ekspertët është pjesë e një procesi të gjerë konsultimi që synon përcaktimin e strategjisë ekonomike të Shqipërisë për dekadën e ardhshme, në përputhje me standardet dhe objektivat e integrimit europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...