18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Sekuestrohen pako dhe thasë me mallra të ndryshme kontrabandë, në pranga administratori i një poste private

Administratori i një poste private është vënë në pranga, ndërsa një tjetër administratore e një poste private u shpall në kërkim nga policia e Tiranës, gjatë një operacioni të koduar “Pakot postare”.

Blutë kanë sekuestruar 260 pako dhe 46 thasë me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, medikamente mjekësore, pajisje elektronike etj)., gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga shtetasi A. Sh., në Linzë.

Gjatë kontrolleve u gjetën edhe disa pako me logon e një poste tjetër, të papajisura me fatura apo deklarata doganore dhe u shpallën në kërkim administratorja e kësaj poste, shtetasj A. Gj. Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Pakot postare”.

Sekuestrohen 260 pako dhe 46 thasë me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, medikamente mjekësore, pajisje elektronike etj).

Vihet në pranga administratori i një poste private, procedohen në gjendje të lirë 3 punonjës të kësaj poste.

Shpallet në kërkim administratorja e një tjetër poste private.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot postare”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 43 vjeç, banues në Lezhë, administrator i një poste private.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. P., 27 vjeç, E. M., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe M. S., 18 vjeç, banues në Mamurras, të tre punonjës të kësaj poste.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasja A. Gj., 38 vjeçe, administratore e një poste tjetër private.

Gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga shtetasi A. Sh., në Linzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 260 pako dhe 46 thasë me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, medikamente mjekësore, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Në vijim të kontrolleve u gjetën edhe disa pako me logon e një poste tjetër, të papajisura me fatura apo deklarata doganore. Vijon puna për kapjen e administratores së kësaj poste, shtetases A. Gj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...