6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Serbia pranon ftesën e Lavrov që homologu i tij serb të vizitojë Rusinë

Serbia e pranoi me kënaqësi ftesën e shefit të diplomacisë ruse që homologu i tij serb Nikola Selakoviç të vizitojë Rusinë, tha ambasadori rus.

Aleksandër Botsan Kharçenko i tha televizionit “Russia 24” se Serbia e ka pranuar me kënaqësi të madhe ftesën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov që homologu i tij serb Nikola Selakoviç të vizitojë Rusinë dhe se tashmë janë dhënë udhëzimet e duhura në këtë drejtim.

Botsan-Kharchenko tha gjithashtu sot se pamundësia e ardhjes së Lavrov në Beograd tregon se çfarë presioni po i bëhet Serbisë. “Por Serbia ka mbetur e fortë, duke mos pranuar kërkesat e atij presioni,” tha ai në një pritje me rastin e Ditës së Rusisë në ambasadë.

Ai shtoi gjithashtu se në Perëndim pati “histeri” në lidhje me vizitën e paralajmëruar të Lavrovit, sepse për ta ishte e qartë se ai do të pritej në Beograd me “zemër të madhe”. “Rusia nuk po ndryshon qëndrimin e saj ndaj Kosovës – ajo mbetet e njëjtë. Ashtu si pozicioni i saj për Bosnje dhe Hercegovinën dhe Marrëveshjen e Dejtonit,” tha Kharchenko, duke shtuar se dështimi i Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë lejoi që marrëdhëniet dypalëshe të avancojnë në të gjitha sferat.

Kujtojmë se ministri i Jashtëm rus është dashur të anulojë vizitën e tij në Beograd, për shkak të ndalimit të fluturimit në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, malit të Zi, Bullgarisë dhe Rumanisë.

Në një bisedë me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, Vuçiç tha se “Serbia, pavarësisht gjithçkaje, do të ruajë pavarësinë dhe autonominë në vendimmarrjen politike dhe do të vazhdojë rrugën evropiane duke nxitur marrëdhëniet tradicionale miqësore dhe partneriteti me vendet në të gjitha kontinentet dhe duke ruajtur neutralitetin ushtarak”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Uji me rrush të thatë, një aleat i tretjes dhe i shëndetit të mëlçisë

0
Rrushi i thatë nuk është vetëm një ëmbëlsirë natyrale, por edhe një burim i pasur antioksidantësh dhe flavonoidesh që mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë funksionin...

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...