26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Partia Socialiste nis procesin e zgjedhjes së strukturave/ Veliaj: “Kaluam edhe vitet e opozitës me Saliun dhe Ilirin përballë që të vrisnin në Bulevard”

Partia Socialiste ka nisur procesin e zgjedhjes së strukturave për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një takim informues për zgjedhjet e brendshme, me anëtarët e asamblesë së PS në Njësinë 2, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  tha se PS është e gatshme të përballet me Sali Berishën dhe Ilir Metën në zgjedhjet e ardhshme.

Ai theksoi se PS hyn në zgjedhjet vendore me një listën të gjatë punësh të mira dhe investimesh të kryera në Tiranë.

“Kemi një narrativë shumë të bukur të punëve që janë bërë edhe nga Qeveria, edhe nga Bashkia. Pastaj, bujrum, përballë le të vijë kush të dojë. Nëse e bëjnë më mirë, le të vijnë ta provojnë. Nëse janë këta të lodhurit, që i kemi pasur këto 30 vjet, le të kombinohen si të duan, tek e tek, apo bashkë, për sa kohë që skuadra jonë është fituese, të tjerat janë detaje të panevojshme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se 20 qershori është afati i i fundit për të marrë të gjitha propozimet për zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste, në mënyrë që më pas të jetë koha për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme.

“Nga data 1 Qershor deri më datën 20 Qershor do kemi mundësi t’i dëgjojmë të gjitha propozimet. Kaluam vitet 90-të, vitet e sakrificës, kaluam edhe vitet e opozitës me Saliun dhe Ilirin përballë që të vrisnin në Bulevard, por sot nuk i themi dot 10-vjeçarit të 2015-ës, i cili do të votojë për herë të pare në 2023, kujdes Saliun dhe Ilirin. Me shpresë se këtë do t’ia thotë libri i histories, tek faqet e zeza apo do t’i dëgjojë nga prindërit, por detyra jonë nuk është të shajmë ata. Ne kemi detyrë tjetër: ne themi si do të përmirësohemi, si do të ecim më lart dhe si do ta hapim partinë edhe për të rinjtë”, theksoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...