34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Serbia shpërthen në protesta masive në mbështetje të Ukrainës

Në Beograd të Serbisë më 13 mars u mbajt një ngjarje në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës.

Kjo protestë u organizua nga grupi i krahut të djathtë “Patrulla Popullore”. Flamuj rusë dhe serbë, por edhe vetura me simbolin ‘Z’ parakaluan në rrugët e Beogradit më 13 mars, në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, disa vetura, që kishin simbolin ‘Z’ dhe me flamuj rusë dhe serbë, protestuan duke parakaluar pranë qendrës “Sava” në Beograd.

Simboli ‘Z’ është parë në tanket ruse gjatë luftimeve në Ukrainë. Ky simbol po përdoret edhe nga personat që po e mbështesin vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për pushtimin e Ukrainës.

Protestuesit, së bashku me veturat e tyre, parakaluan në disa rrugë të kryeqytetit rusë, dhe pjesëmarrësit brohoritën “serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”.

Edhe më 4 mars, në Beograd ishte mbajtur një protestë në mbështetje të Rusisë, ku mijëra persona dolën para Ambasadës ruse dhe para misionit diplomatik të Bjellorusisë.

Rusia ka nisur më 24 shkurt një sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës. Shtetet perëndimore, por edhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor, kanë vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të agresionit ndaj Rusisë. Serbia ka refuzuar që t’i bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Ford i përgjigjet Trumpit për “Lake America”: “Shumë kohë pasi të jetë larguar, ai...

0
Përplasja verbale mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara për emrin e Liqenit Ontario ka marrë një tjetër kthesë, pasi kryeministri i Ontarios, Doug Ford,...

Kërcënim serioz ndaj jetës, Yair Netanyahu kthehet me urgjencë në Izrael nga SHBA

0
Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është kthyer me urgjencë në Izrael nga Shtetet e Bashkuara, pasi autoritetet identifikuan një...

Kurti: “Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva”,...

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të hapë arkivat që...