23 C
Tiranë
Wednesday, July 1, 2026

Shefja e Misionit të BE-së kritikon ndërhyrjet dhe gjuhën negative në zgjedhjet e Kosovës

Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë (EOM), Nathalie Loiseau, ka kritikuar deklaratat e ish-emisarit amerikan Richard Grenell, të bëra pak ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke i cilësuar si ndërhyrje jodiplomatike në procesin zgjedhor.

Në një konferencë për media, Loiseau tha se gjuha negative e përdorur nga partia në pushtet ndaj mediave ka qenë një tjetër shqetësim i vëzhguesve ndërkombëtarë.

“Kemi vërejtur me brengosje gjuhën negative nga partia në pushtet ndaj medias. Transmetuesit kanë dhënë kohë të barabartë për të gjitha partitë, por transmetuesi publik ka mundur të kontribuojë më shumë për komunitetet.”

Ajo shtoi se fushata në komunat me shumicë serbe ka qenë më e përmbajtur krahasuar me komunat e tjera dhe theksoi se procesi i zgjedhjeve ende nuk ka përfunduar plotësisht.

Dua të përgëzoj votuesit që morën pjesë në këto zgjedhje historike. Në përgjithësi, dita e zgjedhjeve ishte e qetë, por fazat kritike të procesit zgjedhor ende mbeten për t’u përfunduar.”

Loiseau vuri në dukje se numërimi i votave ka nxjerrë në pah disa vështirësi, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është përballur me sfida në punësim, trajnim dhe prokurim.

“Duhet të ketë transparencë të plotë për ato gjëra që nuk po shkojnë si duhet dhe arsyet pse.”

Deklaratat e saj pritet të hapin debat për mënyrën se si është menaxhuar procesi zgjedhor dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm në të.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...