21.5 C
Tiranë
Sunday, September 13, 2026

Sheshi ‘Skënderbej’ vezullon nga dritat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Veliaj uron qytetarët

Tirana, zyrtarisht ka filluar periudhën më të bukur të vitit, ndërsa sheshi “Skënderbej” është kthyer në një ambient të ndriçuar nga qindra drita festash. Ceremonia e ndriçimit ka filluar me këngë festive dhe ka vazhduar me fjalën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai i ftuar të gjithë qytetarët të mbajnë “ndezur” dritën e mirë brenda tyre, për të sjellë punë të mira për familjet dhe vendin. Veliaj theksoi rëndësinë e solidaritetit, dashurisë dhe ndihmës reciproke në këtë muaj festash.

Kryebashkiaku u kërkoi qytetarëve të Tiranës që të ftojnë sa më shumë familjarë, që i kanë brenda apo jashtë vendit, për të kaluar festat në kryeqytet.

“Është shumë e rëndësishme që këto festa të kenë dashuri pa fund. Këtë vit Tirana ishte Qyteti Evropian i Sportit. Jam kaq entuziast që, shumë nga çunat e gocat e Tiranës merren me aktivitete sportive. Tirana ka pasur numrin më të madh të turistëve ndonjëherë, ndaj duam që edhe festat të prodhojnë ekonomi. Nëse keni kushërinj e të afërm, miq, familjarë, ftojini për të kaluar festat në Tiranë, se duke shpenzuar në Tiranë, krijojmë ekonomi për vendin tonë dhe punësim për njerëzit tanë. Ndezim sot pemën e parë dhe më të madhe në Tiranë, për të vijuar festat gjatë gjithë këtij muaji, me solidaritet, me dashuri dhe mirësi për njeri-tjetrin!”
, përfundoi Veliaj.

Sheshi “Skënderbej” është kthyer në një mini-qytezë festash me një super-atmosferë për të gjithë ata që do ta vizitojnë.

“Përveç festave te Pazari, Kalaja, Liqeni, Kopshti Zoologjik, apo këtu në shesh, uroj që secili prej nesh ta mbajë ndezur “dritën e mirë” që ka brenda vetes dhe sa herë zgjohet në mëngjes t’i bëjë një pyetje vetes: “Sot do zgjohem dhe do bëj mirë apo keq? Sot do inkurajoj njerëzit apo do merrem me llafe e do i shaj? Sot do çoj përpara punë të mira për familjen, për vendin, për qytetin apo do bëhem pengesë e dikujt? Është shumë e rëndësishme që këtë dritë që ndezim sot, ta mbajmë ndezur gjithë kohën e festave. Dua që këto festa të jenë plot me solidaritet dhe mirësi e dashuri. Kërkesa që kam për secilin është: Nëse keni pak më shumë ëmbëlsira, ndihmoni dikë që nuk ka. Nëse natën e Viti të Ri, natën e Krishtlindjes, gjatë festave, keni më shumë ushqime se ç’ju duhet, ndihmoni dikë që ka më shumë nevojë; nëse keni mjaftueshëm pulovra e bluza, jepini edhe atij që ndoshta s’e ka mundësinë të festojë si të gjithë të tjerët””, tha Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel , 13 Shtator 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të sjellë më shumë afërsi me partnerin. Beqarët mund të kenë...

Parashikimi I motit , e Diel , 13 Shtator 2026

0
E diela, 13 shtator, do të sjellë një përkeqësim të kushteve atmosferike në Shqipëri. Sipas parashikimit të publikuar sot, moti do të jetë i...

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak...

0
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...