27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Shfrytëzoi një vajzë për prostitucion në Durrës, vihet në pranga greku 28-vjeçar

Shfrytëzoi një vajzë për prostitucion në Durrës, vihet në pranga greku 28-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Policia njofton se ‘specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, pas një hetimi proaktiv, disajavor, të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, finalizuan operacionin policor të koduar “Indicia”.

Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, u kap gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi ynë, shtetasi F. P., 28 vjeç, banues në Greqi.

Nga hetimet ka rezultuar se 28-vjeçari, gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia, ndaj së cilës filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka vjedhur 30-vjeçares, një shumë parash. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme’.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...

“Të forcohet kontrolli ndaj bankave me ekspozime të larta”, Kuvendi i kërkon Bankës së...

0
Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të forcojë kontrollin dhe mbikëqyrjen ndaj bankave që kanë ekspozime të larta ndaj huamarrësve të...