25.1 C
Tiranë
Tuesday, August 4, 2026

“Shisnin paketa televizive piraterie nga 3,500 deri 10,000 lekë” – Prokuroria çon në gjyq 5 persona për mashtrim kompjuterik dhe shkelje të të drejtave të pronësisë industriale

Tiranë – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dërgoi në gjyq F.Ç., A.V., E.Xh., A.S. dhe A.L., pas hetimeve për mashtrimin e shtetasve me paketat televizive piraterie dhe për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale të kompanive si Digitalb, Tring e Sky.

Hetimet, të kryera në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimit Ekonomik në DVP Tiranë, zbuluan se të pandehurit përdornin dekoderë të koduar, i reklamonin në rrjetet sociale dhe i shisnin me çmime që varionin nga 3,500 deri në 10,000 lekë, duke përfituar në mënyrë të paligjshme nga transmetimet televizive.

Sipas Prokurorisë, F.B. i shiste paketat përmes WhatsApp-it me 79 euro, ndërsa A.V., përmes postave private, i shiste me 3,500 lekë, përfshirë kanale shqiptare dhe të huaja si “BBV 1”, “BBV 2”, “Top Channel” e “TV Klan”. Subjekti Elektronika Shop, pronë e E.Xh., ofronte paketat me 4,000 lekë, ndërsa 4k server (Kanale.al) i A.Sh. dhe Lila Shop i A.K. i shisnin për 100 deri 6,500 lekë përmes rrjeteve sociale dhe korrierëve privatë.

Prokuroria thekson se veprimet e tyre përmbushin elementët e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, duke iu caktuar gjyqin përkatës për veprat e kryera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...