19.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Shkaktoi aksidentin tragjik në Delvinë–Sarandë/ 23-vjeçari specialist i Ministrisë së Brendshme

Një aksident fatal tronditi mbrëmjen e kaluar segmentin rrugor Delvinë–Sarandë, ku dy motra, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, respektivisht 22 dhe 20 vjeçe, humbën jetën, ndërsa shoqja e tyre mbeti e plagosur rëndë. Automjeti tip Audi, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Norra, kreu një parakalim të gabuar gjatë kthimit nga Saranda drejt Gjirokastrës, duke rezultuar në përplasjen kokë më kokë me makinën e viktimave.

Pas testimit, Norra u gjet në gjendje të dehur, me një nivel alkooli prej 1.52 mg/l në matjen e parë dhe 1.42 mg/l në të dytën. Sipas burimeve, 23-vjeçari është specialist në Ministrinë e Brendshme, një fakt që nuk ishte bërë i ditur më parë nga autoritetet policore.

Dy motrat humbën jetën direkt në vendngjarje, ndërsa shoqja e tyre u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ndërkohë, Norra ndodhet në pranga dhe akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...