22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Shkencëtarët përdorin teknologjinë ‘Crispr’ për të eliminuar HIV-in nga qelizat e infektuara

Shkencëtarët thonë se kanë eliminuar me sukses HIV-in nga qelizat e infektuara duke përdorur teknologjinë e modifikimit të gjeneve Crispr, e cila ishte fituese e çmimit Nobel. Duke vepruar si gërshërë, por në nivelin molekular, ajo e pret ADN-në në mënyrë që pjesët “e këqija” të mund të hiqen ose çaktivizohen.

Shpresohet që përfundimisht të jetë në gjendje ta çliroj trupin tërësisht nga virusi, megjithëse nevojitet shumë më tepër punë për të kontrolluar sa do të jetë i sigurt dhe efektiv. Ilaçet ekzistuese të HIV-it mund ta ndalojnë virusin, por jo ta eliminojnë atë.

Ekipi i Universitetit të Amsterdamit, duke paraqitur përmbledhjen ose abstraktin e gjetjeve të tyre të hershme, në një konferencë mjekësore këtë javë, theksuan se puna e tyre mbetet thjesht “provë e konceptit” dhe nuk do të jetë kurë për HIV-in së shpejti.

Dhe Dr. James Dixon, profesor i asociuar i teknologjive të terapisë së gjeneve dhe qelizave staminale në Universitetin e Nottingham, pajtohet, duke thënë se gjetjet e plota ende kërkojnë shqyrtim. “Do të nevojitet shumë më tepër punë për të demonstruar rezultatet në këto analiza qelizore mund të ndodhin në të gjithë trupin për një terapi të ardhshme”, tha ai. “Do të ketë nevojë për shumë më tepër zhvillim përpara se kjo të ketë ndikim tek ata me HIV.”

‘Jashtëzakonisht sfiduese’

Shkencëtarë të tjerë po përpiqen gjithashtu të përdorin Crispr kundër HIV-it. Dhe Excision BioTherapeutics thotë se pas 48 javësh, tre vullnetarë të infektuar me HIV nuk kanë më efekte anësore serioze. Por Dr. Jonathan Stoye, një ekspert i viruseve në Institutin Francis Crick, në Londër, tha se heqja e HIV nga të gjitha qelizat që mund ta mbajnë atë në trup ishte “jashtëzakonisht sfiduese”. “Efektet jashtë objektivit të trajtimit, me efekte anësore të mundshme afatgjata, mbeten një shqetësim”, tha ai. “Prandaj duket se ka shumë gjasa që do të kalojnë shumë vite përpara se një terapi e tillë e bazuar në Crispr të bëhet rutinë – edhe duke supozuar se mund të tregohet efektiviteti i saj.”

HIV infekton dhe sulmon qelizat e sistemit imunitar, duke përdorur makinerinë e tyre të bëjnë kopje të vetvetes. Edhe me trajtimin efektiv, disa kalojnë në një gjendje prehjeje ose fshihen – kështu që ato ende përmbajnë ADN-në, ose materialin gjenetik, të HIV-it, edhe nëse nuk prodhojnë në mënyrë aktive virusin e ri. Shumica e njerëzve me HIV kanë nevojë për terapi antiretrovirale gjatë gjithë jetës. Nëse ndalojnë marrjen e këtyre barnave, virusi i fjetur mund të rizgjohet dhe të shkaktojë sërish probleme. Disa prej tyre janë “shëruar” me sa duket, pasi terapia agresive e kancerit fshiu disa nga qelizat e tyre të infektuara, por kjo nuk do të rekomandohej kurrë për trajtimin e HIV-it.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...