Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar më 9 tetor në një hotel në fshatin Theth, ku një 26-vjeçare ka kallëzuar një 54-vjeçar nga Izraeli, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.
Policia e Shkodrës njoftoi se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“L. C., 54 vjeç, banues në Izrael, pasi ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim shtetasja E. Z., 26 vjeçe, gjithashtu banore e Izraelit, e cila pretendon se më datë 09.10.2025 është abuzuar seksualisht në një hotel në fshatin Theth,” njoftoi policia.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të marrë masat ligjore ndaj të dyshuarit.






