33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Gjatë operimit nga kanceri në stomak Putin do tia transferoj pushtetin ish-shefit të policisë

Presidenti rus Vladimir Putin do t’i nënshtrohet një operacioni të kancerit gjersa pushtetin do t’ia dorëzojë përkohësisht ish-shefit të policisë federale, sipas raportimeve të fundit.

Putin do t’ia transferojë kontrollin e qeverisë ruse, Nikolai Patrushevit, kreut të Këshillit të Sigurisë së policisë federale ruse, gjersa të aftësohet pas procedurave kirurgjikale, sipas një mesazhi të kanalit misterioz në Telegram, “General SVR”.

Kanali – i cili supozohet se drejtohet nga një ish-gjeneral-lejtnant i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, i njohur me pseudonimin “Viktor Mikhailovich” – raportoi se Putinit i është thënë nga mjekët se duhet t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjik, raporton nypost.

Sipas raportit të pakonfirmuar, operacioni dhe rikuperimi i parashikuar pritet të paaftësojë për “një kohë të shkurtër” Putinin.

“Putini nuk ka gjasa të pranojë të dorëzojë pushtetin për një periudhë më të gjatë kohore”, shkruan në mesazh, duke shtuar se Patrushev do ta kontrollojë vendin jo më shumë se dy deri në tre ditë.

“Unë do të them se kjo është alternativa më e keqe”, shton transmetuesi. “Patrushev është një horr i vërtetë. Ai nuk është më i mirë se Vladimir Putin. Për më tepër, ai është një person më dinak, dhe unë do të thosha, më tinëzar se Vladimir Putin. Nëse ai vjen në pushtet, problemet e rusëve vetëm do të shumohen”, thuhet në video.

“Viktor Mikhailovich” lë të kuptohet se ai dhe aleatët e tij “do të bëjmë përpjekje të caktuara që kjo të mos ndodhë, dhe shpresoj se do të kemi sukses”.

Mesazhi pason raportimin e gazetës investigative ruse, The Project, e cila – në një raport mbi shëndetin e presidentit rus – pretendoi se Putini ishte vizituar së paku 35 herë nga një mjek i kancerit. Ai është bërë kaq paranojak rreth shëndetit të tij, pohoi gazeta, sa që po kryen terapia jokonvencionale dhe barbare.

Thuhet se Putini lahet me gjakun e nxjerrë nga brirët e drerit, të cilat janë prerë gjersa rriten dhe janë përplot me gjak të freskët, shkruan gazeta.

Raportimi pretendon se kanceri po përparon tek Putini, por transmetuesi nuk dëshiron t’u japë “shpresë të rreme” rusëve.

Ndryshe, 70 vjeçari është përfolur se vuante nga kanceri dhe një sërë sëmundjesh të tjera serioze, duke përfshirë sëmundjen e Parkinsonit.

Dyshimet rreth shëndetit të Putinit po lindin në një moment veçanërisht të papërshtatshëm, ku agresioni në Ukrainë ka hyrë në muajin e saj të katërt gjersa Rusia po pëson humbje të mëdha në fushën e betejës.

“General SVR” ka raportuar mbi diagnozën e supozuar onkologjike të Putinit që të paktën që nga nëntori i vitit 2020, duke pretenduar se diktatori rus vuan nga kanceri i zorrëve.

Pyetje të reja u ngritën në lidhje me gjendjen fizike të Putinit muajin e kaluar, kur ai u pa duke u kapur fort për një tavolinë gjatë takimit me ministrin e Mbrojtjes, Sergey Shoigu.

Kremlini e ka mohuar vazhdimisht se Putin vuan nga ndonjë problem mjekësor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...