13.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Shkup: Rikthehen parullat antishqiptare, aktivisti shqiptar pastron stacionin e autobusit

Në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, janë rikthyer parullat antishqiptare, të cilat shpërthejnë herë pas here pas periudhave politike ose elektorale. Në një stacion autobusi pranë konviktit “Goce Dellçev” u gjet një mbishkrim me të bardhë:

“Smrtza shqiptari – Vdekje shqiptarëve”

Aktivisti i shoqërisë civile, Ylli Pacuku, pasi mësoi për mbishkrimin që kishte qëndruar aty disa ditë, shkoi vetë dhe e fshiu frazën që nxit urrejtje. Ai komentoi në rrjetet sociale:

“Ky mbishkrim me urrejtje te stacioni i autobusit para konviktit Goce Delçev ka qenë disa ditë duke qarkulluar nëpër rrjete sociale. Prisja ta pastronin, por meqë qëndroi ende, thjesht e pastrova vet. Nuk është asgjë e madhe, thjesht nuk dua të kaloj çdo ditë në një vend ku edhe vetë kam pritur autobus më herët dhe të shoh fjalë që s’kanë vend në një hapësirë studentore, e as në këtë qytet.”

Pacuku shtoi një mesazh për autorët e parullave:

“E sa u përket atyre që i shkruajnë këto… ndoshta është koha të investojnë më shumë te mendja sesa te markerat.”

Postimi i tij u shpërnda edhe nga Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së dhe ish-ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për këtë rast, duke lënë një boshllëk reagimi ndaj një akti që nxiti reagime në rrjetet sociale dhe komunitetin shqiptar në Shkup.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...