11.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Shoqërohej me Laert Haxhiun dhe kërkohej nga drejtësia shqiptare, vihet në pranga 22-vjeçari

Firdeus Berberi është vënë në pranga ditën e sotme, pasi ishte në kërkim.

Ai qëndronte ilegalisht me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu. 22-vjeçari u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin disa orë më parë.

Ndaj tij është caktuar masa e “Arrestit me burg”ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M.

Njoftimi i Policisë:

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim, vihet në pranga në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”.

Qendronte ilegalisht në Janinë dhe shoqërohej me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu, vihet në pranga 22-vjeçari.

Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi F. B., 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shtetasi F. B. ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...