33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Shpërndanin ekstazi me logon e ‘Louis Vuitton’, sekuestrohen mbi 11 mijë tableta me vlerë 400 mijë euro në Tiranë

Një rrjet trafikantësh droge shfrytëzuan sezonin turistik për të trafikuar tableta ekstazi nëpërmjet linjës së autobusit të pasagjerëve Prishtinë-Durrës. Droga sintetike, e cila u sekuestrua dje në Tiranë (14 gusht) pasi vinte në Durrës, shpërndahej në Tiranë e në qytetet bregdetare të Shqipërisë nëpërmjet makinave të marra me qira. Në drogën ekstazi ishte stampuar logoja e markës luksoze ‘Louis Vuitton’.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit ‘Punisher 2’, u arrestuan 5 persona, pjesë e një rrjeti që trafikonte sasi të mëdha droge sintetike nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa 3 anëtarë të tjerë të këtij rrjeti u prangosën në janar të këtij viti në Tiranë. Konkretisht janë vënë në pranga të policisë shtetasit Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Besnik Mujeci është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, më konkretisht anëtar i Asamblesë komunale të Prishtinës.Pas mbledhjes, Lëvizja Vetëvendosje ka përjashtuar Mujecin si pjesë të partisë.
5 të arrestuarit u lokalizuan në kryqëzimin e rrugës ‘Myslym Shyri’ dhe ‘Sami Frashëri’, në Tiranë bashkë me dërgesën e lëndës narktoike. Konkretisht u sekuestruan 11300 tableta ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Policia thotë se droga shpërndahej në Tiranë e qytete bregdetare me makina me qira e për shkëmbimin e tabletave ekstazi caktoheshin vendet publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci. Tabletat e ekstazisë MDMA, së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet, si dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...