6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Shqipëria e angazhuar në luftën kundër ISIS

Shqipëria do të vazhdojë të mbetet një partnere e përkushtuar në mbështetje të misionit të Koalicionit Global në luftën kundër ISIS-it. Kështu deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, gjatë takimit të forumit të Koalicionit Global në Washington D.C. Ai theksoi rëndësinë e rolit të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe angazhimin e vendit për të kontribuar aktivisht në këtë mision, duke promovuar shoqëri të hapura dhe harmonike ndërfetare.

Gjatë takimit, i cili shënoi 10-vjetorin e themelimit të Koalicionit, u miratua një Deklaratë e përbashkët që bënte thirrje për tërheqjen e shtetasve nga kampet e Al-Hojit dhe Rojit, si dhe për vazhdimin e mbështetjes për forcat e sigurisë së Irakut, përmes kontribuimeve në Misionin e NATO-s (NMI).

Koalicioni Global kundër ISIS-it është një iniciativë e filluar nga Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra vende të tjera për të shkatërruar kalifatin e vetëshpallur të Shtetit Islamik, i cili në kulmin e tij zinte gati një të tretën e Irakut dhe Sirisë. Shqipëria u bashkua me këtë koalicion që në vitin e parë të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...