11.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

“Shqipëria është i vetmi vend i rajonit, ndaj të cilit ka një kërkesë zyrtare për pezullimin e vizave”/ PD: “Po cenohet liria e lëvizjes së shqiptarëve”

Partia Demokratike deklaroi sot se Shqipëria është i vetmi vend i rajonit, ndaj të cilit ka një kërkesë zyrtare për pezullimin e vizave.

Drejtuesja e Departamentit për Politikat me Jashtë Ilda Zhulali tha se liria e lëvizjes së shqiptarëve është duke u cenuar dhe se 740 mijë shqiptarë janë larguar.

Ajo bëri apel që shqiptarët të protestojnë kundër politikave të shpopullimit që po ndjek Edi Rama.

Deklaratë e drejtueses së Departamentit për Politikat me Jashtë Ilda Zhulali
Si sot, 12 vite më parë, Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Europian votuan pro lëvizjes së lirë të shqiptarëve në hapësirën Shengen.

 

 

Ministrat e BE do të pohonin njëzëri se ky vendim “bazohej në zbatimin e reformave madhore që lidheshin me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, emigracionit, forcimin e kufijve dhe sigurinë e dokumenteve.”

Brenda dy viteve, 40 institucione shqiptare u angazhuan për përmbushjen e 140 kushteve, ku përfshiheshin regjistri elektronik kombëtar, letërnjoftimet dhe pasaportat biometrime, sistemet TIMS dhe MEMEX, çlirimi i qyteteve prej bandave, shkatërrimi i rrjeteve të trafikantëve të qenieve njerëzore, dhe deri te krijimi i kushteve të punësimit e arsimimit për të gjithë shtetasit shqiptarë që nisën të kthehen në Shqipëri.

Qytetarët shqiptarë ishin përfituesit më të mëdhenj të lëvizjes pa viza drejt BE, jo vetëm sepse kjo i dha fund dramës së familjeve të ndara prej vitesh, por edhe për zhdukjen e një paragjykimi të pamerituar si kontigjent rreziku për Europën.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në periudhën 2009-2013, 134.000 shtetas shqiptarë u rikthyen në atdhe.

Shqipëria zuri vendin e parë të kryetitujve ndërkombëtarë si vendi që u anëtarësua në NATO, që liberalizoi vizat, dhe që përparoi drejt anëtarësimit në BE.
Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, nga viti 2014, janë larguar nga Shqipëria mbi 740.000 shqiptarë.

Që prej vitit 2019, Shqipëria është i vetmi vend i rajonit, ndaj të cilit ka një kërkesë zyrtare për pezullimin e vizave, të kërkuar prej Holandës, së cilës i është bashkuar edhe presidenca ceke e BE para disa javësh.

Shqetësimet e vendeve europiane lidhen me fuqizimin e krimit të organizuar, me nivelin alarmant të korrupsionit, me rritjen dramatike të emigracionit, me cënimin e sigurisë.

Partia Demokratike përsërit thirrjen e saj për trajtimin me urgjencë të të gjitha çështjeve të ngritura nga vendet anëtare të BE, përfshirë:

1. Refuzimin nga ana e Kuvendit të ligjit të aministisë fiskale dhe penale që favorizon pastrimin e parave të krimit dhe parave të vjedhura prej shqiptarëve;
2. Ndalimin e skemës së pasaportave të arta, që rrezikon të strehojë individë të dyshuar në veprimtari kriminale apo terroriste;
3. Marrjen e masave urgjente për të adresuar shkaqet që motivojnë emigrimin masiv të shqiptarëve;
4. Përshtatjen e politikës së vizave me atë të Bashkimit Europian, vecanërisht ndaj shteteve si Rusia, që konsiderohen rrezik ndaj sigurisë europiane;

Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë masivisht në protestën e së shtunës kundër politikave të shpopullimit që po ndjek Edi Rama, duke cënuar dhe arritjen më të madhe, të lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...