28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Shqipëria ka problemin e ndotjes së krijuar nga njerëzit”/ Rama kritika të ashpra: “Ky është një turp shumë i madh, nuk mundet ne të pajtohemi me këtë”

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së mbajtur me kryebashkiakët dhe prefektët e qyteteve bregdetare, bëri autokritikë dhe për punën e qeverisë, ku theksoi se depozitimi i plehrave në këtë vend është një fenomen arkeologjik që ka 30-vjet që ndodh.

Si referencë kryeministri mori Pyllin e Sodës, ku për theksoi se në atë zonë nuk ka shkuar kurrë një dorë që të kryej pastrimin, madje dhe ata punonjës së bashkisë që kanë shkuar i kanë shtyrë plehrat më thellë dhe nuk i kanë pastruar.

“Shqipëria ka problemin e ndotjes së krijuar nga njerëzit. Ky është një turp shumë i madh, që ne nuk mund ta lëmë të bashkëshoqërojë të gjithë rrugën e gjeneratës sonë dhe ne nuk mund të kënaqemi me një progres relative. Sigurisht Shqipëria është sot më e pastër se ç’ishte dje, por në raport me si duhet të jetë Shqipëria sot me volume e plehrave që dergjen rrugëve është absolutisht turp për ne të gjithë. Kur them për ne të gjithë e filloj nga vetja dhe deri te qytetari më i fundit që e ka ndërgjegjjen e vet hedhjen e mbeturinave në rrugë. Është e papranueshme!

Nuk duhet ta bëjmë këtë për fëmijët tanë, ne duhet ta bëjmë këtë për dinjitetin tonë, nuk mundet ne të pajtohemi me këtë. Po ju them një fakt. E filluam këtë plan nga Pylli i Sodës. Ka gati një muaj. A ju besohet se te Pylli i Sodës po vijon akoma pastrimi. Ka gati një muaj dhe nuk mbaron pastrimi nga plehrat. Në një vend ku hedhja e plehrave është kthyer në një fenomen arkeologjik. 30 vjet! Për 30-vjet nuk ka shkuar këmbë njeriu nga Bashkia e Vlorës të pastrojë Pyllin e Sodës.

Më e tmerrshme është se sa më thellë futesh në atë pyll aq më shumë ndeshesh me plehra. Që do të thotë se dhe kur kanë shkuar për të pastruar i kanë shtyrë plehrat më thellë. Nuk mban më kjo punë, ndaj duhet të bashkojmë forcat. Bashkia ka kusuret e veta, bashkitë kanë kusuret e veta, policia ka kusuret e veta por duhet të koordinojmë punën të gjithë së bashku.

Kusurin më të madh e kanë individët. Imagjinoni sikur në Francë apo në Gjermani të hidheshin plehra nga xhamat e makinave nuk do të mjaftonin ushtritë për të pastruar”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...