27.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Ndotja e mjedisit/ Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro: “Prej një muaj tashmë kemi nisur planin e pastrimit, nuk mund të jemi patriot nëse nuk e duam territorin”

Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë një takimi me kryebashkiakët dhe prefektët e qyteteve bregdetare foli në lidhje me nisjen e punës për sezonin e ardhshëm turistik.

Ministrja në fjalën e saj u shpreh se duhet të niset menjëherë që tani puna për të pasur plazhe më të pastra, për sezonin e ardhshëm turistik veror.

Kumbaro nënvizoi dhe faktin se nga java e ardhshme do të miratohen dy VKM në lidhje me rregullat e reja të pastrimit në qytetet bregdetare, që ka të bëjë me mënyrën si do të menaxhohen mbetjet dhe kush do të jetë përgjegjës.

“Prej një muaj tashmë kemi nisur planin e pastrimit, duke filluar nga Vlora dhe do e shtrijmë deri në mars në të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Nuk e fshehim dot që sezoni që shkoi nga pikëpamja e pastërtisë, transportit etj, lë shumë për të dëshiruar. Kjo është arsyeja, që sezoni turistik nuk fillon në 1 maj apo qershor, për ne që jemi përgjegjës në territor na fillon në 1 mars, do jemi gati të presim vizitorët si të jetë fillimi i verës. Vetëm kështu do të mund të kemi një sezon të suksesshëm, që e presim me një fluks të madh turistësh. Është detyra jonë të jemi të koordinuar në të gjitha hallkat e shtetit”.

Në 1 mars duhet të jemi gati për të pritur vizitorët sikur të jetë kulmi i verës. Vetëm kështu mund të kemi një sezon të suksesshëm me një fluks të madh turistësh. E kemi këtë informacion nga terreni dhe agjencitë e huaja që pritet të sjellin turistë në Shqipëri. Jo se s’kemi arritje, por nuk kemi kohë për tu marrë me arritjet pasi duhet të fillojmë përgatitjet për sezonin që vjen. Kauza e pastrimit është një kauzë kombëtare.

Nuk mund të jemi patriot nëse nuk e duam territorin dhe nuk mund ta duam territorin nëse nuk e mirëmbajmë atë dhe nuk e mirëmbajmë dot atë nëse nuk përfshijmë të gjitha hallkat, duke filluar nga shkollat, komuniteti, bashkitë dhe bizneset. Ju do të merrni javën që vjen, të gjithë kryetarët e bashkive, një letër ku janë të përcaktuara të gjitha rregullat që do të aplikohen këtë vit. Javën që vjen do të miratojmë dhe dy VKM, me rregulla edhe më të detajuara me mënyrën si do të menaxhohen dhe kush është përgjegjës për plazhet dhe territorin dhe si do të monitorohen”, tha Kumbaro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...