23.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Shqipëria në qendër të vëmendjes ndërkombëtare për turizmin – +136% rritje e vizitorëve

Shqipëria është vlerësuar si një histori suksesi në turizëm në takimin e 71-të të Komisionit Evropian të UN Tourism, i mbajtur në Baku, Azerbajxhan. Sipas të dhënave të publikuara në këtë forum, Shqipëria kryeson në Evropë për rritjen e numrit të vizitorëve, me një rritje prej 136% krahasuar me periudhën para pandemisë Covid-19.

Kjo rritje e jashtëzakonshme e vendit në hartën turistike u përshëndet edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale e quajti këtë rezultat “një tjetër konfirmim ndërkombëtar për suksesin e modelit shqiptar të turizmit”, duke theksuar se modeli ynë mbështetet në “zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës”.

Shqipëria me të drejta të plota në UN Tourism

Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, Shqipëria mori pjesë për herë të parë si anëtare me të drejta të plota në Komisionin Evropian të UN Tourism. Kontributi i saj u reflektua edhe në Deklaratën e Bakusë, ku vendi u përmend për eksperiencën pozitive dhe inspiruese në ndërtimin e një turizmi të qëndrueshëm, të bazuar në ruajtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore.

Rama: Shqipëria është një frymëzim

“Shqipëria kryeson sërish në rritjen e flukseve turistike në Europë, me +136% krahasuar me periudhën para-pandemike… Shqipëria ishte aty, jo vetëm për të dëgjuar, por për të ndarë eksperiencën e saj si një histori suksesi që frymëzon,” – shkroi Kryeministri Rama.

Perspektiva

Rritja e jashtëzakonshme e fluksit turistik është një sinjal i fortë për potencialin ekonomik të këtij sektori në Shqipëri. Ky sukses jo vetëm që pozicionon vendin në hartën evropiane të turizmit, por përforcon edhe roli diplomatik të Shqipërisë në forume ndërkombëtare ku diskutohet për turizmin e qëndrueshëm dhe inovativ.

Në vijim pritet që këto zhvillime të reflektohen edhe në rritje të investimeve të huaja, përmirësim të infrastrukturës turistike dhe konsolidim të imazhit të Shqipërisë si një destinacion i klasit të parë në Mesdhe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...