11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Shqipëria nën presionin e shpenzimeve të larta për barnat: 44% e importeve të rimbursuara

Në vitin 2023, Shqipëria ka importuar produkte farmaceutike në vlerë prej 26.8 miliardë lekë (255.7 milionë euro), por vetëm 44% e kësaj shumë është mbuluar nga fondi i rimbursimit qeveritar. Ky fakt ka sjellë një barrë financiare të rëndë për qytetarët shqiptarë, të cilët ndihen të detyruar të blejnë barnat nga xhepi i tyre për shkak të mungesës së mbulimit të plotë nga shteti.

Edhe pse shërbimet shëndetësore ofrohen falas, shqiptarët përballojnë shpenzime të larta për barnat, veçanërisht ato të cilat nuk janë përfshirë në listat e rimbursimit. Statistikat tregojnë se, krahasuar me rajonin dhe vendet e tjera të Evropës, shqiptarët përballen me shpenzime më të larta për barnat, ndonëse kanë një nivel të ulët të konsumit për frymë.

Importet e produkteve farmaceutike kanë shënuar një rritje të shpejtë, veçanërisht pas pandemisë COVID-19, por fondet për rimbursimin e medikamenteve nuk kanë ndjekur të njëjtën dinamikë. Kjo ka sjellë një situatë ku qytetarët shqiptarë janë detyruar të zgjedhin alternativa të lira, shpesh duke përdorur produkte nga tregu turk.

Analizat tregojnë se pjesa më e madhe e konsumit të barnave në Shqipëri përqendrohet te trajtimet tradicionale gjenerike, duke lënë pjesën tjetër të tregut të përqendrohet në trajtimin spitalor të specializuar dhe në terapitë inovative.

Për shkak të financimeve të ulëta buxhetore, disa barna të reja dhe inovative ende nuk janë pjesë e tregut shqiptar. Ky mungesë mund të sjellë sfida për pacientët që duhet të përballen me sëmundje të rënda, pasi shpresa e rimbursimit është e ulët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...