Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku shqiptari Elton Dema, 41 vjeç, banues në Azzano San Paolo, ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur gjatë punës. Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së hënës, më 18 nëntor, ndërsa Dema ka ndërruar jetë në spital mbrëmjen e djeshme.
41-vjeçari shqiptar u dërgua në spitalin San Gerardo në Monza, në gjendje shumë të rëndë, pasi ishte shtypur nga një pirun në vendin e punës. Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, Dema nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë pas dy ditësh luftë për jetën në spital.