34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Shqiptari në Australi dënohet me tre akuza për terrorizëm të lidhura me Luftën Civile të Sirisë

Një 34-vjeçar shqiptar në Australi është dënuar me burg pasi ishte i radikalizuar dhe ka luftuar për grupet terroriste në Siri. Mediat australiane shkruajnë se përveç kësaj, ai është tallur online rreth prerjes së kokave të të burgosurve. E kështu Agim Ajazi është dënuar me 8 vite e 2 muaj burgim.

Ajazi u shpall i fajshëm për 3 akuza në Gjykatën Supreme në Brisbane vitin e kaluar. Në to përfshihej edhe përkrahja e terrorizmit dhe pjesëmarrja në aktivitete armiqësore në një vend të huaj.

Muajin e kaluar, gjykata dëgjoi se 34-vjeçari, i cili jetonte në Gold Coast, udhëtoi në Turqi në vitin 2013. Nga viti 2014, ai bënte kalime të rregullta në kufirin sirian për të luftuar si ushtar në beteja “jashtëzakonisht të egra”.

Ajazi e bëri këtë për një periudhë dyvjeçare me qëllim për të rrëzuar me forcë qeverinë siriane dhe për të vendosur një shtet që qeveris sipas ligjit të Sheriatit.

Edhe pse kishin të njëjtin qëllim, u pranua se Ajazi nuk ishte anëtar i ndonjë grupi specifik terrorist. Avokati i tij argumentoi se ai vetëm një herë u shoqërua me grupin Jabhat al-Nusra.

Gjatë kësaj kohe, Ajazi bënte postime të rregullta në rrjetet sociale rreth prerjes së kokave të të burgosurve që kapeshin gjatë betejave. Megjithatë në asnjë moment nuk u pretendua se ai vetë ka kryer ndonjë ekzekutim.

Ajazi po ashtu inkurajonte amerikanët që të hynin në kishat ruse dhe të fillonin të prisnin koka.

Megjithatë, shqiptari ka filluar të pendohet. Ai e përshkroi sjelljen e tij në këtë kohë si për të kërkuar vëmendje dhe të papjekur. Tashmë ai mendon se organizatat terroriste janë hipokrite dhe u bëjnë lavazh truri të rinjve.

Gjykatësi i çështjes, tha se Ajazi ka treguar një nivel të arsyeshëm pendimi pavarësisht se një herë i tha një gazetari se luftimi në Siri ishte qejf. Deri më tani, Ajazi ka vuajtur 3 vite në paraburgim. Sipas mediave, në vitin 2026 ai mund të kërkojë lirinë me kusht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...