24.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Shqiptari rrëmbeu emigrantët në Greqi: Nuk jam fashist, as racist! Ishin duke ndezur zjarr

Biznesmeni shqiptar Astrit Tota nga Kukësi që mbajti të mbyllur 13 emigrantë në një rimorkio, në Aleksandropolis dhe i akuzonte si përgjegjës të zjarreve masive që kanë përfshirë vendin, ka dhënë versionin e tij për mediat greke.

“Unë nuk jam fashist apo racist,” tha ai për median greke GRTimes, duke e identifikuar veten si një person që nuk ka ndjenja raciste.

“Vendi ku kam qenë është 200 metra nga biznesi im. Në zonë u gjetën disa struktura të improvizuara ndezëse. Ditët e mëparshme ishin evakuuar periferitë dhe vendbanimet e Aleksandropolisit, si dhe Spitali i Përgjithshëm Universitar. Natyrisht, të gjithë banorët e kishin humbur gjumin dhe ishin vigjilentë në rast se zjarri do të na gjente gjatë natës.

Në pikën specifike midis Aleksandoupolit dhe N. Kilit, pas një rrjeti supermarketesh, dallova një grup prej 13 personash, të cilët ndodheshin rreth një objekti dhe tentuan t’i vënë flakën duke mbajtur një tullumbace që mbante erë benzine dhe me vete kishin sjellë një thikë. Menjëherë kam thirrur dy bashkëqytetarë të mi që ndodheshin në vendngjarje dhe i kemi kërkuar që të hidhnin thikat dhe sendet që mbanin në duar.

Ne i penguam ata të krijonin një burim aktiv zjarri brenda strukturës urbane. Ne u përpoqëm të mos i lejonim të iknin dhe na sulmuan.Menjëherë thirra policinë dhe pas dhjetë minutash në vendngjarje mbërriti një patrullë policie dhe i mori”.

Videoja është realizuar teksa prisnim të vinte policia, pasi doja të njoftoja bashkëqytetarët e mi për ngjarjen, se pas kaq ditësh shuarje zjarri, kam pikasur zjarrvënës në qytet. Nuk më interesonte nëse ishin emigrantë, nëse vinin nga Shqipëria, Siria, Greqia apo Australia. Unë nuk jam as fashist dhe as racist dhe jam absolutisht i sigurt që këtë e dinë edhe bashkëqytetarët e mi në Aleksandoupoli me të cilët kam bërë biznes gjatë gjithë këtyre viteve”, përfundon ai.

Sipas avokatit të biznesmenit, zotit Vasilis Demiri, çështja po hetohet në dy aspekte nga Gjykata e Drejtësisë, e cila është e vetmja kompetente për të vendosur.

“Ne do të ofrojmë çdo ndihmë të mundshme dhe çdo element që do të kontribuojë në kërkimin e së vërtetës thelbësore. Për momentin kemi marrë një afat për kërkim falje para zonjës Anakritria për të premten”, u shpreh ai për GRTimes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...