23.3 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Shtatë turistë spanjollë bllokohen në kanionin e Nivicës, 4 prej tyre shpëtohen pa lëndime

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kanionin e Nivicës, ku shtatë turistë spanjollë mbetën të bllokuar gjatë një eksplorimi në këtë zonë natyrore. Katër prej tyre janë shpëtuar pa lëndime, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon për nxjerrjen e tre të tjerëve.

Lajmin e bëri të ditur Komisariati i Policisë së Tepelenës, i cili informoi se në terren ndodhen 10 forca zjarrfikëse dhe 20 efektivë të Policisë së Shtetit, të pajisur me dronë për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët e mbetur në kanion.

Informohem nga Komisariati i Policisë Tepelenë se në kanionin e Nivicës turistët janë të kombësisë spanjolle dhe kanë qenë 7 turistë. 4 prej tyre janë nxjerrë pa lëndime dhe është duke u punuar për nxjerrjen e 3 të tjerëve. Në vendngjarje ndodhen 10 forca zjarrfikëse dhe 20 efektivë nga Policia e Shtetit të pajisur me dron. Mbetemi në kontakt,” thuhet në njoftim.

Autoritetet po bëjnë të pamundurën për të përfunduar me sukses operacionin dhe për të garantuar sigurinë e plotë të turistëve të mbetur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...