23.3 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Zbulim tronditës nga James Webb: Zbulohet oksigjen në galaktikën më të largët – Universi mund të jetë zhvilluar më shpejt se mendohej

Dy ekipe të pavarura astronomësh kanë identifikuar praninë e oksigjenit në galaktikën më të largët të njohur deri më sot, një zbulim që po trondit teoritë ekzistuese mbi evolucionin e hershëm të Universit.

Galaktika JADES-GS-z14-0, e zbuluar vitin e kaluar nga teleskopi hapësinor James Webb, ndodhet në një distancë të tillë që dritës së saj i janë dashur 13.4 miliardë vjet për të arritur në Tokë. Kjo e vendos atë në një moment kur Universi ishte vetëm 300 milionë vjet i vjetër – rreth 2% e moshës që ka sot.

Por ajo që e bën këtë galaktikë të jashtëzakonshme është fakti se në spektrin e saj është zbuluar oksigjen, një element që mendohej se nuk mund të ishte formuar në sasi të mëdha në fazat kaq të hershme të Universit.

“Është si të gjesh një adoleshent kur prisje të shihje një foshnjë,” – u shpreh Sander Swoosh, nga Observatori Leiden në Holandë, i cili udhëhoqi njërin prej studimeve.

Zakonisht, galaktikat e hershme përbëheshin nga hidrogjen dhe helium, ndërsa elementët e rëndë si oksigjeni dhe karboni krijoheshin më vonë përmes shkrirjes bërthamore në zemrat e yjeve dhe përhapeshin përmes supernovave.

Por JADES-GS-z14-0, sipas të dhënave të reja, përmban rreth dhjetë herë më shumë oksigjen sesa parashikonin modelet e deritanishme shkencore për këtë periudhë të hershme.

“U befasova nga rezultatet e papritura,” – deklaroi Stefano Caravani nga Scuola Normale Superiore në Piza, Itali, i cili udhëhoqi studimin e dytë që pritet të botohet në revistën Astronomy & Astrophysics.
“Këto zbulime ngrenë pyetje të mëdha për mënyrën dhe kohën kur u formuan galaktikat.”

Caravani ishte edhe pjesë e ekipit që zbuloi këtë galaktikë në vitin 2023 dhe që atëherë kishte vënë re shkëlqimin e pazakontë të saj, që sinjalizonte ekzistencën e një numri të madh yjesh të rinj.

Ky zbulim vjen si një sfidë për shumë nga teoritë ekzistuese kozmologjike dhe tregon fuqinë e padiskutueshme të teleskopit James Webb për të zhbërë misteret e Universit të hershëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...