30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Shtyhet afati i dokumenteve të identifikimit që skadojnë deri më 14 Maj

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi për të shtyrë afatin e dokumenteve të identifikimit që skadojnë deri më 14 Maj.

Lajmin e bëri të ditur, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili tha se kjo është bërë pas konsultimeve me KQZ dhe shqetësimit te partive politike.
ADVERTISING

Kështu, ai tha se të gjithë qytetarët mund të votojnë më 14 maj, pavarësisht se dokumentet mund të kenë skaduar.

“Sot miratuam vendimin për shtyrjen e afatit të dokumenteve të identitetit të shqiptarëve që skadojnë më 14 maj. Është një shtyrje që vjen si rezultat i konsultimeve me KQZ, që mbart shqetësimet e partive politike. Duke parë numrin e madh të dokumenteve që skadojnë më 14 maj apo kanë skaduar deri më 14 maj, vendosëm që të shtyjmë afatin. Kështu që të gjithë shtetasit mund të votojnë më 14 maj pavarësisht se dokumenti i tyre ka skaduar”, tha Bledi Çuçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...