27.1 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Si të pastroni mushkëritë nga sekrecionet dhe bllokimi

Inflamacioni dhe grumbullimi i sekrecioneve në mushkëri, si pasojë e të ftohurës apo gripit, mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje, kollë të fortë dhe probleme me gjumin. Përveç gripit dhe të ftohurës, ky bllokim mund të vijë edhe nga bronkti, astma, fibroza cistike ose alergjitë.

Një nga mënyrat më efektive për pastrimin e mushkërive është konsumimi i lëngjeve të ngrohta si çajrat bimorë dhe supat. Gjithashtu, mjalti është një përbërës i fuqishëm që ndihmon në reduktimin e sekrecioneve dhe qetësimin e fytit. Ekspertët rekomandojnë një lugë gjelle mjaltë çdo 3-4 orë për të ndihmuar mushkëritë të pastrohen më shpejt.

Recetë Natyrale për Pastrimin e Mushkërive

Përbërësit:

•½ lugë çaji (2-3 g) xhenxhefil pluhur
•½ lugë çaji (2-3 g) spec djegës pluhur
•¼ filxhani çaji (100 ml) uthull molle e pafiltruar
•3 lugë gjelle (15 ml) mjaltë
•¼ filxhani çaji (100 ml) lëng limoni të freskët

Përgatitja:

1.Në një enë, zieni uthullën dhe lëngun e limonit derisa të marrin valë.
2.Hiqeni nga zjarri dhe shtoni mjaltin, xhenxhefilin dhe specin djegës.
3.Përziejini mirë derisa të krijoni një lëng homogjen.
4.Ruajeni në një shishe qelqi dhe konsumoni një lugë gjelle, dy herë në ditë për 2-3 ditë.

Këshilla shtesë për lehtësimin e frymëmarrjes

-Përdorni dy jastëkë gjatë gjumit për të mbajtur kokën ngritur dhe parandaluar kollën.
-Konsumoni hudhër, limon, erëza, shegë dhe xhenxhefil për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.
-Pini shumë lëngje për të holluar sekrecionet dhe lehtësuar largimin e tyre.

Kur duhet të konsultoheni me mjekun?
Nëse sekrecionet zgjasin më shumë se tre ditë, përkeqësohen, ose kanë ngjyrë të verdhë ose jeshile, duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...