Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar gjatë protestës kundër kryeministrit Edi Rama se diaspora shqiptare i është bashkuar masivisht lëvizjes kundër qeverisë.
Vatnikaj u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit që të bashkohen në protesta, duke kërkuar pjesëmarrje më të gjerë në aksionin qytetar kundër qeverisë.
Sipas saj, diaspora shqiptare po organizohet për të qenë pjesë e protestave të ardhshme që pritet të zhvillohen më 14, 15 dhe 16 gusht.
“Shqiptarët kanë organizuar dhjetëra protesta në të gjitha qytetet europiane dhe të Amerikës dhe kudo ku jetojnë. Kemi parë një pushtet që i detyroi shqiptarët të largoheshin. Ne do jemi këtu për të bërë Shqipërinë e Re. Ne jemi lodhur duke ikur dhe kemi vendosur që të jemi këtu. Në këto 68 ditë kemi parë se sa e madhe është fuqia e bashkimit dhe solidaritetit”, u shpreh Vatnikaj.
Aktivistja tha se protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve kanë treguar, sipas saj, forcën e organizimit qytetar dhe bashkimin e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.





