24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Siguria Kibernetike,Balluku viziton qëndrën : Prioritet i qeverisë mbetet dixhitalizimi

Belinda Balluku ishte në zyrat e Qendrës Operacionale të Sigurisë Kibernetike (AKCESK), ku së bashku me drejtorin e këtij institucioni Igli Tafa inspektoi nga afër aktivitetin e kësaj Qendre, u njoh me rezultatet e arritura deri më tani, por edhe objektivat.

Balluku u shpreh se siguria kibernetike është një ndër elementët më të rëndësishëm duke pasur parasysh se tashmë Shqipëria ka hedhur hapa të konsiderueshëm drejt dixhitalizimit të shërbimeve.

“Qeveria Shqiptare ka vendosur prej kohësh që të dixhitalizojë të gjitha proceset, sidomos ato të shërbimeve, por nga ana tjetër edhe proceset operacionale tek infrastruktura kritike dhe jo kritike, kështu që detyrimisht shkalla e sigurisë kibernetike duhet të jetë sa më e lartë. Sot, që praktikisht ne po kalojmë në një sistem pa letra, me burokraci zero, me korrupsion zero në të ardhmen, duke shkuar gjithmonë në kontakt direkt me virtualitetin, pra duke pasur shërbime dixhitale, sigurisht juve do t’ju duhet që këto shërbime dixhitale të jenë gjithë kohën të mbrojtura. Ndaj dhe një nga qëllimet kryesore të Qeverisë Shqiptare është të vazhdojmë dhe të mbështesim ngritjen e cilësisë së sigurisë kibernetike në Republikën e Shqipërisë”, theksoi Balluku.

Në Qendrën Operacionale të Sigurisë Kibernetike (AKCESK) monitorohen e analizohen në kohë reale të gjitha kërcënimet kibernetike në vendin tonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...