26.6 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

“Siguria në Shqipëri është në kërcënimin e mafies në pushtet”/ Meta: “E kemi bërë të qartë që dhjetori është muaji i demokracisë, i Europës”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta zhvilloi sot një komunikim për mediat pas homazheve të zhvilluara tek ‘Varrezat e Dëshmorëve’, ku ka folur edhe për protestën e 6 dhjetorit.

“Një vend ku askush të mos e frenojë më aspiratën për tu anëtarësuar në BE si ka ndodhur vitet e fundit. I jemi mirënjohës BE që pavarësisht vullnetit të qeverisë, mori një vendim edhe për shkak të zhvillimeve më të fundit në kontinent duke vendosur në plan të parë përshpejtimin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor. Kjo kërkon energji të brendshme për të përshpejtuar reformat që e bëjnë Shqipërinë të jetë shembull në rajon, për të drejtat e qytetarëve të saj. Siguria në Shqipëri është në kërcënimin e mafies në pushtet. Nuk është njoftuar protestë ndaj kryetarit të bashkisë, bileta e tij pa kthim në 14 maj. Është njoftuar një manifestim pro-europian që gjithë Shqipëria dëshiron të japë mesazh mirënjohjeje dhe për të nxitur Shqipërinë të ecë ne rrugën e integrimin europian dhe procesit të Berlinit. Në Shqipëri nuk ka dhe nuk duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se Kushtetuta”, tha Meta.

Përse i keni shmangur thirrjet për t’i ftuar qytetarët në protestë?

Meta: E kemi bërë të qartë që dhjetori është muaji i demokracisë, i Europës.

Ju nuk i keni bërë thirrje

Meta: Ndoshta nuk keni qenë te selia e PD, sot ju falënderoj që do ta transmetoni këtë thirrje pro-europian që synon t’i japë fund kapjes së shtetit. Dhe për ti dhënë fund një kërcënimi që i vjen BE dhe Britanisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...