34.9 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Situata në Lindjen e Mesme: Ndërmjetësit përpiqen të mbyllin marrëveshje armëpushimi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën se ndërmjetësit do të vazhdojnë të përpiqen të mbyllin një marrëveshje armëpushimi, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera – propozoi ndryshime të shumta në një plan të mbështetur nga SHBA-ja, prej të cilave ai tha se disa ishin “të zbatueshme” dhe disa jo.

Blinken nuk shpjegoi se çfarë ndryshimesh kërkon Hamasi, por ai tha se ndërmjetësit – Katari, Egjipti dhe SHBA – do të vazhdojnë të përpiqen “të mbyllin këtë marrëveshje”.

Ai ia vuri përgjegjësinë Hamasit, duke e akuzuar atë për ndryshimin e kërkesave.

“Hamasi ka propozuar ndryshime të shumta në propozimin që ishte në tryezë… Disa nga ndryshimet janë të zbatueshme, disa jo”, u tha Blinken gazetarëve në Katar.

“Unë besoj se ato (dallimet) janë të kalueshme, por kjo nuk do të thotë se ato do të kapërcehen sepse në fund Hamasi duhet të vendosë”.

Komentet nga Blinken erdhën pasi Hezbollahu i Libanit lëshoi një breshëri masive raketash në veri të Izraelit për t’u hakmarrë për vrasjen e një komandanti të lartë, duke përshkallëzuar më tej tensionet rajonale.

Hezbollahu, një aleat i Hamasit i mbështetur nga Irani, ka shkëmbyer zjarr me Izraelin pothuajse çdo ditë që nga fillimi i luftës tetëmujore Izrael-Hamas dhe thotë se do të ndalet vetëm nëse ka një armëpushim në Gazë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...