22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Skandal, ministri Peleshi të japë dorëheqjen”, Berisha pas gjetjes së kanabis në repartin ushtarak

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për zbulimin e kanabisit në repartin ushtarak në Zall Herr në Tiranë. Berisha shkruan se kjo është skandal dhe kërkon dorëheqjen e ministrit të mbrojtjes Niko Peleshit.

Reagimi i Berishës:


“Ushtria e narkoshtetit të Edi Ramës, narko-ushtri. Në repartin e trupave speciale të Zall Herrit gjenden plantacione me qindra rrënjë të Kanabis Sativa. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në repartin ushtarak më të ruajtur të të gjithë ushtrisë shqiptare në territorin strikt të mbrojtur të repartit të trupave elitë të ushtrisë tonë, në Zall Herr janë gjetur plantacione me qindra e qindra rrënjë kanabis.Partia Demokratike deklaron se ky skandal i turpshëm i pashembullt në historinë e ushtrisë shqiptare, ushtri njëkohësisht e Aleancës së Atlantikut të Veriut, implikon thellë dhe me përgjegjësi të rëndë narkoministrin Peleshi i cili është akuzuar për parcela kanabisi gjatë periudhës që ka qenë ministër bujqësie, shtabin e përgjithshëm, zbulimin, policinë ushtarake shërbimet inteligjente të ushtrisë dhe komandën e repartit të trupave speciale të Zall Herrit. Ky skandal dëshmon tragjikisht shndërrimin e ushtrisë e narkoshtetit të Edi Ramës që është dhe narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në narko-ushtri sikur të ishte ushtri e talebanëve dhe jo ushtri e një vendi anëtar të NATO-s.
Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe këtë skandal të turpshëm për ushtrinë, por dhe shtetin shqiptar dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit kanabisit Peleshi si dhe vendosjen para ligjit të gjithë përgjegjësve të këtij akti të turpshëm dhe kriminal të shëmtuar”, shkruan Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...