25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Skandali në Kadastrën e Lezhës: Zyrtarët e shkarkohen pas denoncimeve për korrupsion nga familjarët Ardjan Nikulaj

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka shkarkuar menjëherë zyrtarët e Kadastrës së Lezhës pas denoncimeve të publikuara në një emision investigativ, ku u zbulua se ata vepronin nën presionin e familjarëve të Ardjan Nikulajt, i cili u vra në Shëngjin. Mbrëmjen e djeshme, qytetarët Arben Staka dhe Luigj Leka paraqitën ankesat e tyre për një pronë që kishin blerë, por kishin hasur probleme në Kadastrën e Lezhës dhe kishin bërë kallëzim në polici.

Pas kallëzimit, Arben Staka u telefonua nga Vera Nikulaj, e veja e Ardjan Nikulajt, e cila e ftoi atë për të biseduar në lokalin e saj. Në këto ambiente, Arbeni takoi drejtorin e Kadastrës, Aris Mema, dhe ish-drejtorin Gentian Malotaj, të cilët i kërkuan që të tërhiqte kallëzimin, duke e kërcënuar me pasoja nga fëmijët dhe familjarët e të ndjerit. Madje, sipas denoncimit të Stakës, Vera Nikulaj i ofroi 100 mijë euro si garanci për të rregulluar problemin, vetëm që ai të tërhiqte kallëzimin.

Në reagimin e saj, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dënoi ashpër rastin e denoncuar nga emisioni investigativ, duke theksuar se institucionet e saj distancohen plotësisht nga veprimet e nëpunësve të përfshirë, të cilët janë shkarkuar menjëherë nga detyra. ASHK inkurajoi organet ligjzbatuese të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të ndjekin me përpikmëri procedurat ligjore për të zbardhur plotësisht çështjen, duke sjellë para drejtësisë çdo person të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Agjencia theksoi se mbetet e angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimeve, duke siguruar transparencë dhe integritet në shërbimet e saj për qytetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...