8.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Sokol Idrizaj proçedohet në gjëndie të lirë pasi akuzohet për vjedhje florinjsh, ja lidhja e tij me Ardi Veliun

Shoferi i Ardi Veliut, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, aktualisht drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore është vënë nën hetim pasi akuzohet për trafikimin të sendeve me vlerë, kryesisht ora, florin e bizhuteri nga Franca drejt Shqipërisë.

Prokurorët e Posaçëm kanë ushtruar edhe kontroll në banesën e Idrizajt, por nuk kanë gjetur asgjë kompromentuese dhe për momentin shoferi i Veliut po hetohet në gjendje të lirë.

Sipas të dhënave hetimore, emri i Sokol Idrizaj shoferit personal të Ardi Veliut, ka dalë si pritës i disa çantave të dërguara nga Franca në drejtim të Shqipërisë. Ai dyshohet se priste çanta me sende me vlerë nga vajza e tij që studion dhe punon në Francë. Florinjtë dhe bizhuteritë dyshohet se janë grabitur nga shqiptarë në Francë dhe transportohen drejt Shqipërisë për tu shitur në treg të zi.

Vetë Idrizaj është marrë në pyetje dhe ka treguar para oficerëve të BKH-së, rrethanat e pritjes së këtyre dërgesave. Tashmë SPAK së bashku me homologët e tij në Francë, janë duke kryer verifikime për të mësuar dhe mbledhur fakte rreth këtij trafiku të sendeve me vlerë. Momentalisht edhe Ardi Veliu e ka pezulluar nga ‘funksioni’, shoferin e tij personal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Fier–Lushnjë/ Përplasen “Benz”-i dhe kamionçina, dy të lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Lushnjë, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë...

“Nafta 217 lekë/litër”/ Shoqatat e transportit paralajmërojnë: Nga e hëna reduktojmë 30% të autobusëve

0
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë reaguar publikisht për rritjen e çmimit të karburantit, duke paralajmëruar pasoja...

“E keni frikë Selinën”/ Arbër Hajdari përplaset me Rogerti në ‘Big Brother VIP Albania’

0
Debate të forta janë regjistruar gjatë prime-t të kësaj të marte në spektaklin ‘Big Brother VIP Albania’, ku opinionisti Arbër Hajdari është përplasur me...

“Nafta 2.4 euro, Rama bën propagandë”/ Luçiano Boçi: Rritja e çmimeve po përdoret për...

0
Rritja e menjëhershme e çmimit të karburanteve ka vënë në vështirësi ekonomike qytetarët shqiptarë, ndërsa opozita akuzon qeverinë për mosveprim dhe tolerim të spekulimit...

Tragjedia në Kuman/ Banorët:”Gruaja ishte shtëpiake, nuk dilte nga shtëpia“

0
Banorët e fshatit Kuman janë shprehur të tronditur pas ngjarjes së rëndë, ku një 80-vjeçar qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas...