33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

SPAK godet 2 grupe kriminale, nga Shqipëria në Francë transportuan 2.8 mln euro cash si dhe 3.4 kg ar

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për 17 persona të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që dyshohet për kontrabandë të mallrave luksoze te vjedhura nga Franca drejt Shqipërisë e për pastrim parash. Deri tani janë ekzekutuar 12 prej masave të arrestit.

Mes të arrestuarve janë edhe efektivë të Policisë Kufitare dhe dy punonjës të policisë së Durrësit. Sipas SPAK, mes të ndaluarve është edhe Sokol Idrizi, ish-shofer në Ministrinë e Brendshme si dhe bashkëshortja e tij. Ata dyshohet se sillnin në Shqipëri ora, flori e sende me vlerë të vjedhura në Francë të cilat shiteshin në argjendarinë e Vangjush Kasharit në Tiranë.
Hetimet kishin nisur prej më shumë se një viti pas informacioneve të marra nga autoritetet Franceze. Nga hetimet paraprake të kryera në Framcë nga autoritetet e atjeshme, këta persona dyshohet se vidhnin sende të ndryshme dhe pastronin të ardhurat që rridhnin nga to në Francë e më pas në Shqipëri. Po ashtu, rezulton se janë dy grupe kriminale që kanë vepruar në dy vendet.
Si funksiononte skema e kontrabandës së mallrave me vlerë
Në lidhje me grupin e parë, SPAK thotë se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
Grupi i dytë në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-në Francë. Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër mbi 724 mijë euro si transaksione bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash rreth 2 milion euro dhe 35.000 Franga.
Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg flori. Sipas SPAK, produktet e luksit të blera në territorin francez nga personat në hetim, janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. Më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, dhe më pas janë shitur tek persona të ndryshëm. Po ashtu, rezulton se personat nën hetim si dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin mbështetjen dhe përkrahjen e disa punonjësve të policisë dhe doganës të planizuar me shërbim pranë Pikës kufitare të Portit Durrës.

Më poshtë emrat e disa prej të arrestuarve:

Sokol Idrizaj
Elda Idrizaj
Vangjush Kashari
Agustin Mesuli
Altin Doda
Florjan Bakri
T.Baruti
Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:
1 armë zjarri tip Pistoletë;
65.300 Euro;
9.900 USD kanadez;
60 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice etj);
1 (një) Aparat Fotografik;
9 Laptopë;
7 I-Pad;
3 Tablet;
28 Aparatë celularë;
2 kompjuter;
33 copë Bizhu;
2 monedha ari;
Sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme luksoze (DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace);
Sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi; Channel Blue; Armani “Si”, Louis Vuitton; etj;
1 stilolaps Cartier;
2 Stilograf;
Karta të ndryshme bankare;
Veshje të markave të ndryshme si Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe Canta apo Këpucë të firmave prestigjoze;
Autoritete Franceze të Drejtësisë kanë arrestuar 13 persona (në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore).
Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet franceze janë sekuestruar:
215 569 Euro;
115 copë Bizhu të ndryshme;
50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj;

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...