30.9 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Sot ceremonia e nënshkimit të vdndimit të liberalizimit të vizave për Kosovën , zvendës Kryeministri niset drejt Strasburgut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është nisur të mërkurën drejt Strasburgut, për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Vendimi do të nënshkruhet në selinë e Parlamentit Evropian, derisa ceremonia do të drejtohet nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola.

Pjesëmarrës në ceremoni do të jetë edhe një përfaqësues i Suedisë, meqë ky shtet kryeson Bashkimin Evropian në këtë periudhë.

Ceremonia do të fillojë në orën 14:45.

Më 18 prill, Parlamenti Evropian e ka miratuar vendimi për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje.

Miratimi është bërë pa votim, pasi nuk ka pasur asnjë kundërshtim.

Kjo nënkupton se qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024.

Pas nënshkrimit të vendimit, hapi i fundit mbetet botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare.

Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua...

0
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...

“Petkoviç mbron Radoiçiçin dhe sulmon Kurtin: ‘Akuzë e mjerë dhe e turpshme’” – Çfarë...

0
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka dalë në mbrojtje të Milan Radoiçiçit, ndërsa ka akuzuar pa...